Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, priten debate për punën e institucioneve të pavarura në 2025

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, priten debate për punën e institucioneve të pavarura në 2025

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar një seri projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025, si dhe diskutime për çështje të ngritura nga zgjedhësit. Ndër çështjet kryesore që do të diskutohen janë projektrezolutat për vlerësimin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, si dhe Bankës së Shqipërisë për vitin 2025. Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu veprimtarinë e disa institucioneve të tjera, përfshirë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, Institutin e Statistikave (INSTAT), Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Radiotelevizionin Shqiptar, Autoritetin e Mediave Audiovizive, Entin Rregullator të Energjisë dhe Entin Rregullator të Ujit. Në fund të seancës janë parashikuar...