Kuvendi mblidhet sot në seancë: Interpelanca dhe votim projektligjesh! A do të vijojë bojkotin opozita?

Kuvendi mblidhet sot në seancë: Interpelanca dhe votim projektligjesh! A do të vijojë bojkotin opozita?

kuvendi TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca.  Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu një sërë projektligjesh, si edhe raportet vjetore të disa institucioneve për punën e zhvilluar gjatë vitit 2025. Ndërkohë, opozita pritet të bojkotojë edhe këtë seancë plenare, duke vijuar qëndrimin e mbajtur në seancën e së hënës, kur deputetët e saj nuk morën pjesë në punimet e Kuvendit. Rendi i Ditës: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.7.2026. 2. Njoftime. 3. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku. 4. Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”. 5. Projektligji “Për censin e bujqësisë”. 6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr....