Kuvendi kalon direkt në votim pas bllokimit të foltores, miratohet kërkesa e Ballës

Kuvendi kalon direkt në votim pas bllokimit të foltores, miratohet kërkesa e Ballës

Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës, mazhoranca miratoi me votë propozimin e Taulant Ballës për të kaluar drejtpërdrejt në votimin e çështjeve të rendit të ditës, duke mbyllur diskutimet për shkak të pamundësisë së zhvillimit të tyre si pasojë e bllokimit të foltores nga opozita. Propozimi I Ballës për ndërprerjen e diskutimeve për reformën territoriale dhe kalimin në votim të projektrezolutave për institucionet e pavarura të drejtësisë u miratua me 84 vota pro, 7 kundër dhe asnjë abstenim. Balla e cilësoi bllokimin si një skenar të opozitës për të penguar zhvillimin normal të seancës, duke hedhur poshtë pretendimet se në seancën e kësaj të enjteje do të votohej reforma territoriale. Sipas tij, në rendin e ditës ishte vetëm paraqitja e raporteve...