Kuvend/ 9 interpelanca dhe 1 pyetje-përgjigje, opozita kërkon prezencën e Ramës
Në rendin e ditës së seancës së sotme plenare, është parashikuar zhvillimi i 9 interpelancave dhe 1 pikë tjetër është pyetje-përgjigje. Ashtu si për çdo seancë të kaluar, opozita kërkon praninë e kryeministrit Edi Rama në sallë, të cilit i janë drejtuar 2 interpelanca. PD kërkon nga Rama një përgjigje mbi situatën demografike të Shqipërisë sipas të dhënave që disponon qeveria, duke ngritur shqetësimin e emigrimit të shqiptarëve. Ndërsa Partia Mundësia kërkon nga kreu i qeverisë shpjegime për ndryshimet në funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ), duke i dhënë kësaj të fundit të drejtën për të negociuar dhe lidhur kontrata me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi nën klauzola konfidencialiteti. Për ministren e Shëndetësisë Evis Sala janë 2 interpelanca të thirrura nga deputetët Sajmir Korreshi dhe...
Burimi:
opinion.al