Kushtetuesja rrëzon emërtimet e vitit 2007/ Ish-zëvendëskryeministri Osmani: Ditë e zezë për shqiptarët

Kushtetuesja rrëzon emërtimet e vitit 2007/ Ish-zëvendëskryeministri Osmani: Ditë e zezë për shqiptarët

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për të shfuqizuar emërtimet e rrugëve dhe shesheve të miratuara nga Komuna e Tetovës në vitin 2007 ka shkaktuar reagime të forta në kampin politik shqiptar. Me pesë vota pro dhe tre kundër, ku kundërshtuan dy gjyqtarët shqiptarë dhe një gjyqtar turk, Kushtetuesja vendosi të abrogojë vendimin e Këshillit Komunal të Tetovës, duke argumentuar se ai ishte miratuar pa pëlqimin e Qeverisë, në kundërshtim me ligjin përkatës. Vendimi prek një sërë emërtimesh që prej gati dy dekadash kanë qenë pjesë e hapësirës publike në Tetovë, mes tyre “Iliria”, “Dëshmorët e Kombit”, “Dervish Cara” dhe “Kongresi i Manastirit”. Për shumë shqiptarë, këto emra përfaqësojnë afirmimin e identitetit kombëtar dhe pasqyrimin më të drejtë të historisë shqiptare pas Marrëveshjes...