Kush mendon se do bëjë revolucion me gijotinë në bulevard, do të marrë përgjigjen që meriton
Nëse ka ndonjë njeri këtu që mendon se do bëjë revolucionin francez me gijotinë në bulevard, e ka shumë gabim. Ka për të marrë përgjigjen e duhur dhe siç e meriton”. Këtë mesazh u përcolli protestuesve ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja , duke paralajmëruar se brenda pak ditësh do të bëhet e ditur se nga drejtohet kjo protestë që vijon sot në ditën e 31-të. “Keni për të parë mrekullira për pak ditë, do të shihni se nga ku pilotohet kjo e ku nga vijnë këto”, tha ai Sipas ministrit Gonxhja thirrjet “Rama n’burg Berisha n’burg” janë gjetje taktike politike e protestës, por që sipas tij këta emra nuk lidhen me njëri-tjetrin. Këtë argument e përforcoi edhe nga mesazhet që ai tha...
Burimi:
ntv.al