“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

Një postim i opozitës lidhur me protestën e diasporës ka nxitur një reagim ironizues nga Taulant Balla, i cili ka denoncuar përdorimin e Inteligjencës Artificiale në fotot e shpërndara. Përmes një mesazhi publik, Balla deklaroi se opozita po manipulon opinionin duke e bërë edhe vetë AI-n qesharak, pasi sipas tij, fotot e montuara shfaqin makina të rreshtuara në krahun e kundërt të rrugës. Ai paralajmëroi se kushdo që i merr shqiptarët për budallenj do të marrë faturën e merituar në zgjedhjet e ardhshme. “Edhe AI e bëtë qesharak, se nuk vini kurrë mend që kush i merr shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje, po halli është se keni budallallepsur edhe ato opozitat e reja dhe vitin tjetër do dilni rruar qethur! Megjithate Çim...