Kush është “bankomati” i familjes Meta-Kryemadhi në dosjen e SPAK, misteri i kredive marramendëse, transfertat e…

Kush është “bankomati” i familjes Meta-Kryemadhi në dosjen e SPAK, misteri i kredive marramendëse, transfertat e…

E pandehura Ema Çoku, del si një nga personazhet kyçe në rrjetin e pagesave, borxheve, transfertave dhe deklarimeve noteriale që lidhen me familjen Meta-Kryemadhi, LSI-në dhe biznesmenin shqiptaro-amerikan Adrian Shatku. Sipas dosjes së SPAK të siguruar nga “MaShqip”, nga aktet hetimore, prokuroria ka rindërtuar një skemë financiare ku Çoku, edhe pse rezulton me mungesë likuiditeti, kredi të mëdha dhe borxhe të vazhdueshme, shfaqet duke kryer pagesa, transferta dhe mbulime shpenzimesh në vlera të konsiderueshme për aktivitete të lidhura me LSI-në, LRI-në, Monika Kryemadhin dhe persona të huaj që, sipas SPAK, kanë ofruar konsulencë politike. Në deklarimin e saj, Ema Çoku ka pranuar se ka urdhëruar një pagesë prej 12 mijë dollarësh drejt kompanisë amerikane JPM Strategic Solution LLC, duke pretenduar se kompania i kishte ofruar...