Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Arben Llangozi, avokat i kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për personin që nxorri lajmin për infektimin e qytetarit të parë të bashkisë dhe rreth 150 personave të tjerë. Llangozi u shpreh se personi që e ka publikuar këtë lajm është shtyrë nga politikanët për të dëmtuar imazhin e Golemit. “Lajmi është hedhur së pari rreth një muaj e ca ditë nga një aktivist i PD në qytetin e Gjirokastrës. Është marrë nga disa portale dhe ka marrë bujë. Emin Kokalari është qytetari që e ka hedhur në rrjetin e tij social në Facebook dhe e kanë marrë portalet dhe mediat. Zoti Golemi ka qenë me sëmundje tjetër, ka bërë analiza, është bërë edhe...