Kurban Bajrami, Presidenti Begaj uron nga Meka besimtarët myslimanë
Presidenti Bajram Begaj, uroi sot nga Meka besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ndërsa përcolli urimet për më shumë begati, shëndet, harmoni dhe mirësi në familjet shqiptare, Presidenti kujtoi dhe vlerat e kësaj dite të shënuar për besimtarët myslimanë. “Kurban Bajrami, – shprehet Presidenti i Republikës, – na kujton sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit, solidaritetin me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë. Kreu i Shtetit thekson se shoqëria bëhet më e fortë kur njerëzit ndajnë jo vetëm gëzimin, por edhe dhembjen dhe përgjegjësinë për tjetrin. Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerëson në këtë mesazh se festa të tilla si Kurban Bajrami na rikujtojnë vlerat që i kemi mbajtur gjallë ndër shekuj: besimin, familjen, mikpritjen dhe respektin për njëri-tjetrin. “Të dashur besimtarë myslimanë,...
Burimi:
javanews.al