“Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
Kryeministri Edi Rama ka nisur javën me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë poezinë “Kundërshtarëve të mi” të Dritëro Agollit, duke e shoqëruar me një mesazh urimi për ndjekësit e tij. “MIRËMËNGJES dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotos së publikuar në Facebook. Përzgjedhja e kësaj poezie është interpretuar si një mesazh me simbolikë politike, në një periudhë kur vendi po përballet me protesta. Në vargjet e Agollit përcillet ideja se kritikat dhe kundërshtitë mund të shërbejnë si burim force dhe zhvillimi, një mesazh që kryeministri duket se ka zgjedhur ta rikthejë në vëmendje në klimën aktuale politike. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv