Kthesë në çështjen e Dritan Zaganit, Kushtetuesja urdhëron rigjykimin
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një kthesë të rëndësishme çështjes së ish-oficerit të Policisë së Shtetit, Dritan Zagani. Me një vendim të arsyetuar, të zbardhur së fundmi, ajo ka pranuar ankimin e Zaganit, ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të 18 shkurtit 2025 dhe ka urdhëruar rishqyrtimin e çështjes. Lajmi u bë i ditur nga avokati Dorian Matlija, sipas të cilit vendimi i Gjykatës Kushtetuese përbën “kthesën e parë reale të drejtësisë shqiptare në një nga çështjet më simbolike të persekutimit të një oficeri policie që denoncoi lidhjet e niveleve të larta të pushtetit me krimin e organizuar”. Sipas Matlijës, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Gjykata e Lartë nuk kishte shqyrtuar në mënyrë efektive pretendimet kryesore të mbrojtjes, duke e bërë...
Burimi:
syri.net