Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Investimi në Zvërnec është një mundësi historike!

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Investimi në Zvërnec është një mundësi historike!

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka reaguar në lidhje me debatet dhe protestat që po zhvillohen rreth projektit turistik me vlerë mbi 4 miliardë euro në zonën e Zvërnecit, duke theksuar se investime të këtij niveli përbëjnë një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shqipërisë. Sipas tij, kundërshtimet ndaj një investimi të tillë nuk i shërbejnë zhvillimit të vendit, por rrezikojnë të dëmtojnë klimën e investimeve dhe imazhin e Shqipërisë si destinacion për kapitalin ndërkombëtar. “Investime të këtij niveli, të cilat sjellin në Shqipëri marka prestigjioze ndërkombëtare si Mandarin Oriental, Aman dhe Atlantis, disa prej të cilave ende nuk janë të pranishme në tregun europian, rrisin emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, shtojnë vlerën e pronës, krijojnë mundësi të reja...