“Kryeqyteti po qeveriset pa llogaridhënie”, Tabaku kritikon mungesën e kryebashkiakes së komanduar së Tiranës tek ‘Territorialja’

“Kryeqyteti po qeveriset pa llogaridhënie”, Tabaku kritikon mungesën e kryebashkiakes së komanduar së Tiranës tek ‘Territorialja’

“Kur një bashki që përfaqëson një të tretën e popullsisë së vendit nuk paraqitet për të raportuar, problemi nuk është vetëm institucional”. Me këtë argument, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kritikoi mungesën e përfaqësueses së Bashkisë së Tiranës në dëgjesën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Sipas Tabakut, refuzimi për të raportuar para deputetëve tregon mungesë llogaridhënieje dhe është shenjë e një sistemi që shmang përgjegjësinë për vendimet dhe menaxhimin e fondeve publike. Gjatë mbledhjes së komisionit, ajo ngriti shqetësime për zhvillimin e Tiranës, duke deklaruar se investimet janë përqendruar kryesisht në qendër të qytetit, ndërsa periferitë dhe ish-komunat vijojnë të përballen me mungesë shërbimesh dhe investimesh. Tabaku tha se reforma territoriale e vitit 2015 duhet të analizohet sërish, sidomos për rastin e...