Kryeparlamentarja Armengol në takimin me Peleshin: Spanja mbështet fuqimisht anëtarësimin të Shqipërisë drejt BE
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Madrid, me ftesë të Kryetares së Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Francina Armengol, në kuadër të diplomacisë parlamentare për mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në takimet me Kryeparlamentaren Armengol dhe Zëvendëskryetarin e Parë të Senatit, Javier Maroto Aranzabal, u riafirmua mbështetja e fuqishme e Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë. Armengol vlerësoi progresin e dukshëm dhe vendosmërinë e palëkundur të vendit tonë në rrugën drejt BE-së dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Spanjës. Spanja dhe Shqipëria janë miq ekselent dhe bota e sotme e kërkon Shqipërinë anëtare të BE. Prandaj na llogarisni në krahun e Shqipërisë, do ju mbështesim politikisht dhe teknikisht. Ne vlerësojmë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e...
Burimi:
vizionplus.tv