Kryeministri “u bashkohet” protestuesve/ Vendos foto profili flamingot

Kryeministri “u bashkohet” protestuesve/ Vendos foto profili flamingot

Teksa protestuesit vijojnë për të 26-ën ditë radhazi tubimet e tyre dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të tërhequr vëmendje. Pasditen e kësaj të enjteje, Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe imazhin e kopertinës në llogarinë e tij në Facebook, duke vendosur flamingot, simbolin që është identifikuar tashmë gjerësisht me protestën e nisur në mbrojtje të zonës së Zvernecit dhe që përdoret gjerësisht nga protestuesit këto ditë. Ndërkohë që vëmendje ka tërhequr më së shumti foto e profilit ku në të shihet një flamingo e cila është duke pastruar pendët e saj. A është thjesht një foto, apo mos vallë kryeministri ka dashur të japë një mesazh? Profili i kryeministrit Edi Rama ne...