Kryeministri Rama, vizitë në Korenë e Jugut/ Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve dhe zgjerimi i partneritetit
Kryeministri Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut, (17-21 maj), i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe delegacioni. Vizita synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin. Në mbërritjen e tij në Seul, Kryeministri Rama do të jetë i ftuar në një darkë mirëseardhjeje të organizuar nga Qendra për Lidershipin Aziatik dhe Klubi Harvard i Koresë, organizata të angazhuara në promovimin e lidershipit, arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Azi. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të politikës, qeverisë dhe biznesit korean, ndërsa Kryeministri do të zhvillojë edhe takime me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, si dhe me CEO-n...
Burimi:
sot.com.al