Kryeministri Rama reagon sërish për protestën, ironizon kërkesat për dorëheqje me “manifest” arritjesh

Kryeministri Rama reagon sërish për protestën, ironizon kërkesat për dorëheqje me “manifest” arritjesh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ironizuar kërkesat për dorëheqjen e tij. Në një status të gjatë të shoqëruar me tone sarkastike dhe simbolikë të drejtpërdrejtë, Rama i është përgjigjur një mesazhi anonim që i kërkonte largimin nga detyra, duke e kthyer reagimin në një “manifest” të dorëheqjes. Në postimin e tij, kreu i qeverisë rendit një sërë arritjesh të qeverisjes, duke përmendur zhvillimet në infrastrukturë, turizëm, ekonomi, arsim dhe shëndetësi, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai thekson gjithashtu rritjen e pagave dhe përmirësimin e klimës së protestave paqësore, duke nënvizuar se, sipas tij, vendi ka kaluar në një fazë tjetër zhvillimi dhe stabiliteti. Kryeministri e ka shoqëruar postimin me një foto ku shfaqen atletet...