Kryeministri në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, çfarë nuk u pa nga foto familjare e krerëve të qeverive. Rama bisedë me Melonin dhe Antonio Costa
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Jerevan, Armeni. Teksa të gjithë përgatiteshin për të pozuar, kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni janë kapur duke shkëmbyer batuta. Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar biseda dhe me lider të tjerë botëror, siç është dhe Antonio Costa, president i KE. Ky samit mbledh liderë nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar mbi çështje të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të përbashkëta politike e ekonomike në kontinent. Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë aktivitet vjen në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë në proceset europiane dhe forcimit të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Europian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Gjatë punimeve të samitit, pritet...
Burimi:
top-channel.tv