Kryebashkiaku i Kuçovës mbetet në detyrë/ Celibashi: S’është në kushtet e ndalimit, Hajdari e ka shlyer dënimin

Kryebashkiaku i Kuçovës mbetet në detyrë/ Celibashi: S’është në kushtet e ndalimit, Hajdari e ka shlyer dënimin

Ilirjan Celibashi dhe Kreshnik Hajdari TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mori sot vendimin duke lënë në detyrë kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Celibashi argumentoi se Hajdari nuk është në kushtet për t'i hequr mandatin, pasi me shlyerjen e shërbimit të provës për fshehjen e dënimit në Greqi, në formularin e dekriminalizimit, dënimi i tij konsiderohet i shlyer. Sipas Celibashit, nëse ndaj dikujt aplikohet neni 63, dënimi është i paqenë. “KQZ i përmbushi detyrimet që rridhnin për rishqyrtimin e kësaj çështjeje, duke kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dokumentacionin që urdhëronte KAS. Është e qartë se ai dokumentacion njihet nga të gjithë dhe nuk ka dokumentacion shtesë. Kemi marrë të gjitha vendimet e çdo institucioni mbi këtë çështje: të KQZ-së, KAS-it, Kolegjit Zgjedhor, gjykatës dhe...