Kryebashkiakja e Dimalit kundër shkrirjes: Kemi identitet, ekonomi dhe të ardhme si bashki më vete
Kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Memaj, ka dalë kundër propozimit për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Beratin dhe Poliçanin në një njësi të vetme vendore. Në reagimin e saj, Memaj argumenton se Dimali ka ekonomi lokale, identitet historik dhe kapacitete financiare që, sipas saj, justifikojnë vijimin e funksionimit si bashki më vete. Ajo thekson se zona ka një histori të hershme që daton prej shekujsh, duke përmendur qytetërimin antik të Dimalit dhe potencialin ekonomik të territorit, veçanërisht në bujqësi dhe tregti. Sipas kryebashkiakes, reforma territoriale e vitit 2015 dhe ndryshimi i emrit në Bashkinë Dimal kanë qenë procese të mbështetura nga komuniteti, me synimin për të krijuar një identitet dhe përfaqësim më të fortë të zonës. Memaj kundërshton analizën që ka çuar...
Burimi:
ntv.al