Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar gjithashtu qeverinë se po shfrytëzon rritjen e çmimeve të naftës për të rritur të ardhurat nga taksat, pa ofruar lehtësime për qytetarët. Duke sjellë si shembull Greqinë, ai tha se vendi fqinj ka miratuar një paketë prej 500 milionë eurosh për të përballuar pasojat e krizës së naftës, përfshirë edhe mbështetje për fëmijët dhe pensionistët me të ardhura të ulëta. “Keqpërdorim ekstrem i parlamentit për të larguar tematikën nga interesat më jetike të qytetarëve shqiptarë. Këto kohë, qeveritë dhe parlamentet e Europës janë marrë me një seri masash, një breshëri masash për të lehtësuar gjendjen ekonomike, financiare të qytetarëve për shkak të rritjes së madhe të çmimit të naftës dhe çmimeve të tjera në mbarë Europën dhe botën. Se cila...
Burimi:
javanews.al