Kreu i SPAK në Komisionin për Reformën Zgjedhore: Fokusi te gjurma financiare, puna të fillojë 4 muaj para votimeve

Kreu i SPAK në Komisionin për Reformën Zgjedhore: Fokusi te gjurma financiare, puna të fillojë 4 muaj para votimeve

Klodian Braho TIRANË-Kreu i SPAK, Klodian Braho ka raportuar sot në mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Braho sqaroi se SPAK nuk ka mandat për të vlerësuar procesin politik apo rezultatin e zgjedhjeve, por ushtron ndjekje penale vetëm për veprat që lidhen me korrupsionin zgjedhor, siç përcaktohet nga Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale. Braho tha se problematika të përsëritura mbeten shitblerja e votës, presioni ndaj zgjedhësve dhe përdorimi i burimeve administrative, sipas edhe raporteve të OSBE/ODIHR. Hetimi i krimit zgjedhor sipas Brahos duhet të përfshijë jo vetëm SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ-në, por edhe Policinë e Shtetit, Agjencinë e Inteligjencës Financiare si dhe institucionet e tjera ligjzbatuese që kanë rol në verifikimin e indicieve, në gjurmimin e burimeve financiare dhe në dokumentimin e rasteve. Gjatë...