Krerët e komuniteteve fetare bashkë për familjen: Mbetet institucioni themelor, bashkë kundër drafteve e ligjeve

Krerët e komuniteteve fetare bashkë për familjen: Mbetet institucioni themelor, bashkë kundër drafteve e ligjeve

Krerët e komuniteteve fetare në vend, kanë kundërshtuar njëherësh martesat brenda gjinisë. Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi sot simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, theksoi rëndësinë jetike të familjes në ruajtjen e paqes sociale, edukimit dhe vlerave njerëzore e shpirtërore. Ai u shpreh se familja mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria dhe se sfidat moderne kërkojnë një angazhim të përbashkët institucional dhe moral për mbrojtjen e saj. “Familja është vendi ku njeriu mëson për herë të parë kuptimin e dashurisë, të përgjegjësisë, të sakrificës dhe të respektit për tjetrin dhe Zotin. Asnjë shoqëri nuk ka arritur të ndërtojë paqen e...

TË FUNDIT

MË SHUMË