“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…
Politologu Nexhmedin Spahiu theksoi se duhet pranuar realiteti i tanishëm që Kosova nuk është pjesë e Shqipërisë. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Spahiu vuri në dukje se në Kosovë ka njerëz që e duan vendin, dhe që mendojnë se ky shtet mund të ecë paralelisht, pa e dëshiruar një bashkim me Shqipërinë. “Gjyshi im është plagosur për flamurin kuq e zi, mbi kodrat e Novi Pazarit, duke mbrojtur kufirin e sipërm të Shqipërisë në vitin 1943. Është plagosur ka vrapuar në zjarr të hapur, e ka kapur flamurin që të mos bjerë në tokë… Në atë kohë Kosova ishte e lumtur që të ishte pjesë e Shqipërisë, tani nuk është. Ky është një realitet, ku në Kosovë ka të tillë...
Burimi:
javanews.al