“Kosova është pjesë e Serbisë”, mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

“Kosova është pjesë e Serbisë”, mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Pasi ministrja serbe shprehu dëshirën për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët, vjen urdhri i presidentit Aleksandër Vuçiç për ushtrinë. “Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit, dhe ne duhet ta kujtojmë këtë, dhe ne duhet ta mbrojmë atë shenjtëri, duke mos prekur askënd, duke mos sulmuar askënd, duke mos kërcënuar askënd, thjesht duke qenë gjithmonë populli ynë”, tha ai. Këtë deklaratë e bëri gjatë ceremonisë së gradimit të kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë sot në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviç” në Banjica. Vuçiç nuk ngurroi të sulmonte përsëri aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. “Ata po formonin aleanca kundër nesh në rajon, ne i kuptuam këto lëvizje dhe...