Kos: Shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe ai për investimet strategjike, thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE

Kos: Shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe ai për investimet strategjike, thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, gjatë Konferencës IX Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, tha se BE-ja dhe Shqipëria kishin rënë dakord, përpara nisjes së protestave në vend, për shfuqizimin e dy ligjeve që kanë ngjallur debate të shumta. Kos bëri të ditur se do të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura të vitit 2024, si dhe ligji për investimet strategjike. Sipas komisioneres, këto ndryshime janë thelbësore në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Ne nuk e shohim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian si në rrezik dhe prova është kjo e sotmja, ku kemi mbyllur tre kapituj. Lidhur me këtë çështje specifike, mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE dhe aktualisht ka një sërë...