‘Korrupsioni mbetet problem serioz ‘/ Haxhinasto: Patronazhimi dhe mungesa e garës së barabartë alarmojnë BE-në

‘Korrupsioni mbetet problem serioz ‘/ Haxhinasto: Patronazhimi dhe mungesa e garës së barabartë alarmojnë BE-në

Ish-ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po pengohet nga mungesa e bashkëpunimit politik dhe polarizimi i vazhdueshëm në vend. Sipas Haxhinastos, në Shqipëri është krijuar një model i gabuar politik ku “sukseset i përkasin mazhorancës, ndërsa dështimet i atribuohen gjithmonë palës tjetër”, duke e cilësuar këtë si “recetë për të mos pasur sukses”. Ai theksoi se dokumentet dhe raportet e Bashkimit Europian kërkojnë qartë angazhimin e të gjitha palëve politike, përfshirë opozitën dhe shoqërinë civile, në mënyrë që procesi i integrimit të ecë përpara. Duke komentuar fazën aktuale të negociatave, Haxhinasto tha se Shqipëria ndodhet në një etapë të ndërmjetme të përmbushjes së standardeve apo “benchmark”-eve, të domosdoshme për...