“Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria problem serioz”/ Raporti i OSAC nga DASH: Shumë zyrtarë dhe politikanë arrijnë…
Pandëshkueshmëria vijon të mbetet një nga problemet kryesore në Shqipëri, sipas një raporti të OSAC, strukturë e lidhur me Departamentin Amerikan të Shtetit. Raporti vlerëson se krijimi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në vitin 2019 ka sjellë rritje të hetimeve, arrestimeve dhe ndjekjeve penale ndaj zyrtarëve të dyshuar për abuzime, por thekson se ende shumë persona me pushtet politik, administrativ dhe ekonomik arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë penale. Sipas OSAC, përpjekjet e institucioneve shqiptare për zbatimin e ligjit vijojnë të pengohen nga korrupsioni, mungesa e shkëmbimit efikas të informacionit mes agjencive shtetërore, koordinimi i pamjaftueshëm institucional dhe një sistem gjyqësor ende në proces zhvillimi. “Korrupsioni dhe pengesat në ndarjen e informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe...
Burimi:
sot.com.al