Korreshi “sjell” në Kuvend mëngjesin e spitalit të Lushnjës: E kthyet në qenefhane, të hanë minjtë nga këmbët e nga sytë
Saimir Korreshi ngre akuza të forta për spitalin e Lushnjës në interpelancë, përplaset me ministren e Shëndetësisë Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend lidhur me gjendjen në spitalin e Lushnjës, gjatë interpelancës me ministren e Shëndetësisë Evis Sala. Në fjalën e tij, Korreshi përdori tone ironike, duke pyetur fillimisht ministren nëse kishte ngrënë mëngjes, ndërsa solli si shembull ushqimin që, sipas tij, u shërbehet pacientëve në spitalin e Lushnjës. Ai akuzoi gjithashtu për probleme në administrimin e institucionit shëndetësor, duke pretenduar se në kuzhinë punon personel i papërshtatshëm dhe se struktura e spitalit është zhvendosur në kushte të papërshtatshme për pacientët.Pyetja e parë drejtuar ju është “a keni ngrënë mëngjes ?” se unë po ju ofroj mëngjesin e spitalit në...
Burimi:
vizionplus.tv