Kopshti privat i Edi Ramës
Kopshti privat i Edi Ramës Nga Luciano Boci Në ndryshim nga Europa e ëndërruar ku institucionet i shërbejnë shtetit në Shqipëri, ndërtohen institucione për t’i shërbyer pushtetit. E akoma me keq pushtetit të një njeriu.Dhe modeli më grotesk i këtij deformimi quhet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.AKSHI nuk është më një agjenci teknologjie. Ajo është kthyer në bankë, magazinë, server, kamerë, filtër, portë dhe kasafortë të qeverisë Një superstrukturë pa kontroll real, pa konkurrencë reale dhe me miliarda që qarkullojnë në errësirën e “modernizimit dixhital”. Fjala “dixhitalizim” përdoret si parfum për të mbuluar erën e rëndë të centralizimit dhe klientelizmit. Njerëzimi shpiku internetin për të shpërndarë informacionin. Rama AKSHI-n për ta përqendruar atë në duart e veta dhe “krimit kibernetik”. Një evolucion i çuditshëm...
Burimi:
sot.com.al