Konsullatë serbe në Shkodër?/ Vokshi: Nëse është e vërtetë, ministri Hoxha të japë dorëheqjen

Konsullatë serbe në Shkodër?/ Vokshi: Nëse është e vërtetë, ministri Hoxha të japë dorëheqjen

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me lajmin e publikuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, për hapjen e një Konsullate serbe në Shkodër. Përmes një postimi në “Facebook”, Vokshi shprehet se nëse Shqipëria ka rënë dakord për hapjen e një Konsullate të Serbisë në Shkodër, atëherë ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, duhet të dorëhiqet. Reagimi i plotë: Nëse lajmi i bërë publik nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, është i vërtetë dhe Shqipëria ka rënë dakord për hapjen e një Konsullate të Serbisë në Shkodër, atëherë Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha nuk duhet të qëndrojë më asnjë ditë në zyrë! Kjo nuk është një çështje thjesht teknike apo procedurale. Është një vendim me pasoja politike,...