Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, Rama: S’ka kthim pas për Reformën në Drejtësi, pavarësisht kostove

Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, Rama: S’ka kthim pas për Reformën në Drejtësi, pavarësisht kostove

edi rama TIRANË- Tirana do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare. Ndërkohë, këtë të mërkurë në kryeqytet u zhvillua sesioni i hapjes së këtij kongresi, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë moment si të veçantë për vendin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit mbi forcën. “Ky është një moment prekës, sepse Shqipëria bëhet pjesë e një aktiviteti me prestigj botëror. Një botë që udhëhiqet nga ligji dhe jo nga forca është ajo shoqëri ideale, që synon sot njerëzimi. Kongresi Botëror i Ligjit u krijua, pikërisht për të përcjellë mesazhin se bota duhet të...