Konflikti për qendrat e votimit në burgje shkon në Gjykatën Kushtetuese
Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pezullojë vendimin e Komisionit Rregullator të datës 14 prill, i cili kishte ndryshuar procedurat për ngritjen e qendrave të votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit. Vendimi erdhi pas padisë së Partisë Demokratike, e përfaqësuar nga Franci Nuri, e cila kërkoi shfuqizimin e aktit të Komisionit Rregullator. Ky i fundit e kishte miratuar ndryshimin me 4 vota pro dhe 1 kundër, atë të anëtares Hegla Vukaj. Paralelisht, Kolegji Zgjedhor ka vendosur t’i drejtohet Gjykata Kushtetuese për një interpretim mbi nenin 18 të ligjit për gjendjen civile, i cili lidhet me kuadrin ligjor të përdorur në këtë rast.
Burimi:
javanews.al