Konferenca në Poloni për rindërtimin e Ukrainës/ Rama takim me kryeministren ukrainase, Yuliia Svyrydenko
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologen ukrainase, Yuliia Svyrydenko Takimi u zhvillua në Gdańsk të Polonisë, në kuadër të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, mbi forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen për rindërtimin dhe të ardhmen europiane të Ukrainës. Më herët, Rama mori pjesë në konferencë, ku mbajti dhe fjalën e tij. “Jam i sigurt se kontributi më i mirë që prisni nga unë është një fjalë e shkurtër, këtë do të bëj. Besoj se koncepti i këtij takimi është shumë i thjeshtë: nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tashmë tepër vonë. Dhe pikërisht për këtë arsye jemi sot këtu. Ndërkohë, Ukraina po rindërtohet, ndërsa njëkohësisht mbron veten. Ky është kuptimi i madh i kësaj konference....
Burimi:
ntv.al