Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE, Qeveria: Vendimi vlerëson ecurinë e negociatave dhe luftën kundër krimit…
Në 26 maj në Bruksel do të zhvillohet konferenca e 8-ë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Pas këtij vendimi të marrë nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian (fazës së mbylljes së negociatave). Qeveria shqiptare e ka cilësuar vendimin e marrë sot si një moment të rëndësishëm për ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas Qeverisë, vendimi i sotëm konfirmon progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve kyçe në procesin e negociatave për anëtarësim, forcim të shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të institucioneve demokratike. “Ky vendim përbën një moment të rëndësishëm në ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe...
Burimi:
sot.com.al