Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Marta Kos: Kemi rrugë të gjatë përpara, SPAK institucion flamurtar antikorrupsion

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Marta Kos: Kemi rrugë të gjatë përpara, SPAK institucion flamurtar antikorrupsion

Në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, komisionerja europiane Marta Kos, u ndal tek progresi i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ajo fili për SPAK, të cilin e konsideroi institucion flamurtar antikorrupsion që ka vërtetuar që mund të japë rezultate. “Puna juaj ka qenë e suksesshme, keni miratuar ligje. Kemi parë vetting-un e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar antikorrupsion që ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe që mund të bëhet institucion më i besueshëm në Shqipëri. Fuqia transformuese duhet më së pari të ndjehet nga vetë shqiptarët. Ky është një themel i fortë për të arritur gurin e themelit, sot vendosim me vetëbesim. Sot kemi vendosur objektivat e fundit, shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç. Në momentin...