Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë negociues
Bruksel, 14 korrik 2026 – Shqipëria pritet të shënojë sot një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, teksa në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, që do të zhvillohet në Bruksel, pritet të formalizohet mbyllja provizore e negociatave për Kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullin 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullin 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.. Ky zhvillim vjen pasi Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) miratoi më 10 korrik Pozicionin e Përbashkët të Bashkimit Europian për mbylljen provizore të negociatave për tre kapitujt. Miratimi nga COREPER u konsiderua një vlerësim i qartë politik për progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave, reformat e ndërmarra dhe përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian, duke konfirmuar besimin e shteteve anëtare në...
Burimi:
vizionplus.tv