Konferenca Ndërqeveritare me BE-në, Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur, sot mbyllen kapitujt e parë

Konferenca Ndërqeveritare me BE-në, Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur, sot mbyllen kapitujt e parë

Shqipëria zhvillon këtë të martë, 14 korrik 2026, Konferencën e 9-të Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, duke shënuar një tjetër hap në procesin e negociatave për anëtarësim në familjen europiane. Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë dhe theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur, pasi do të mbyllë kapitujt e parë të negociatave, Kos deklaroi se Shqipëria, së bashku me Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi, po shënojnë përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian. “ Sot është një “Super e Martë” për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillojmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Katër vendet që kryesojnë procesin – Ukraina, Moldavia, Shqipëria...