Koncerti i Kanye West, Zhupa: 4.2 milionë euro nga fondi i emergjencave për një event privat, bie ndesh me Kushtetutën

Koncerti i Kanye West, Zhupa: 4.2 milionë euro nga fondi i emergjencave për një event privat, bie ndesh me Kushtetutën

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryemininstrit Edi Rama një ditë më parë, që tha se Shqipëria ka investuar 4 milionë euro për koncertin e Kanye West që do të mbahet të shtunën e 11 korrikut. Në një deklaratë për mediat Zhupa shprehet se kjo nuk është thjesht një zgjedhje e gabuar politike dhe një shpërdorim i parave të buxhetit. Por sipas saj ky vendim ‘bie ndesh me qëllimin e nenit 101 të Kushtetutës, i cili lejon nxjerrjen e akteve normative vetëm në raste nevoje dhe urgjence’. Zhupa thekson gjithashtu se Kuvendi ka detyrimin kushtetues të mos e miratojë këtë Akt Normativ dhe se deputetët nuk duhet të bëhen noterë të një vendimi që shkel nenin 101 të Kushtetutës...