Kompania e re publike “Albanian Digital Solutions”, Rama: Kemi nevojë të shfrytëzojmë kapacitetet e reja të teknologjisë

Kompania e re publike “Albanian Digital Solutions”, Rama: Kemi nevojë të shfrytëzojmë kapacitetet e reja të teknologjisë

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për hapat e rinj në transformimin digjital të administratës publike. “Këtë javë prezantuam edhe një kompani të re publike, “Albanian Digital Solutions”, një kompani të re publike që shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar. Pas ndërtimit të platformave dhe pastaj dixhitalizimit të mbi 1200 shërbimeve publike, të cilat jepen prej disa vitesh tashmë drejtpërdrejt nga celulari apo kompjuteri përmes e-Albania-s, sot kemi hedhur një tjetër hap për të hyrë në një etapë ku tanimë kapacitetet e reja teknologjike do të na japin mundësinë që të transformojmë thellësisht edhe qeverisjen elektronike të vendit, duke krijuar, në shërbim të këtij qëllimi, një kompani publike që do të jetë një qendër ekselence për talentet shqiptare të...