Komente negative për Kalanë e Rozafës, Rama: Uroj që Prokuroria të veprojë!

Komente negative për Kalanë e Rozafës, Rama: Uroj që Prokuroria të veprojë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestuesve, duke i akuzuar se po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik përmes fushatës së tyre në platformat online. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë publikoi një video në platformën Booking të Kalasë së Rozafës, e cila ishte shoqëruar me komente negative duke e cilësuar këtë një përpjekje për të goditur turizmin shqiptar. Kryeministri u bëri thirrje organeve të drejtësisë të ndërhyjnë, duke kërkuar që prokuroria të veprojë sa më shpejt ndaj personave që, sipas tij, po dëmtojnë pronën publike e private.  “PO ME KALANË E ROZAFËS çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?! Uroj...