Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së
Partia Demokratike po përgatitet për të pasur në krye Argita Malltezin, pas zgjedhjeve të Kuvendit Kombëtar për Kryesinë. Kështu shprehet Evi Kokalari në një postim në rrjetet sociale ku shkruan se kjo është detyra e Flamur Nokës si sekretar. Elementët konfliktualë dhe ata që s’i pëlqejnë Malltezit, përfshirë Jozefina Topallin, janë larguar duke lënë “partneren në korrupsion” të Argita Malltezit, Albana Vokshin. Pas nuk mbeten as “shokët e ngushtë” të Shkëlzen Berishës, teksa të tjerët si Belind Këlliçi apo nënkryetarët si kukulla, janë lënë qëllimisht, thotë Kokalari. Ajo për të cilën aktivistja siguron, përtej vonesës, është se “sytë do të jenë te Shqipëria” atëherë kur më pak të pritet dhe “haqet” e Sali Berishës do t’i marrin përsipër dy fëmijët e tij. Postimi i plotë:...
Burimi:
javanews.al