“Koha e propagandës ka mbaruar”/ Salianji takim në Tiranë, Burgija: Partia nuk duhet të shihet si pronë private
Në takimin e sotëm të mbajtur në Tiranë është bashkuar edhe Dritan Burgija. Teksa ka mbajtur fjalën e tij, ai theksoi se PD sot është në gjendje të vështirë. Ndërsa shtoi se PD nuk ka lindur për t’i shërbyer një individi, por PD duhet të kthehet në një parti fituese. “Ju falënderoj që jemi bashkë këtu. Jo vetëm për të folur për PD, por jemi këtu sepse besojmë se PD duhet të jetë fituese. PD ka lindur për të prodhuar shpresë dhe jo frikë. Për vite me radhë kemi dëgjuar falje. Duhet thënë qartë se PD po e vrasin ata që shohin humnerën dhe zgjedhin të heshtin. Një parti që nuk ndërton dot demokraci brenda vetes nuk ndërton dot demokraci për Shqipërinë. Demokratët nuk duan...
Burimi:
sot.com.al