“Koha e opozitës së lodhur ka mbaruar”, Zhupa: PD të bëhet alternativë qeverisëse

“Koha e opozitës së lodhur ka mbaruar”, Zhupa: PD të bëhet alternativë qeverisëse

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në fjalën e saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së, vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar se partia ia doli t’u mbijetojë sulmeve, përçarjeve dhe sfidave të paprecedenta. Zhupa deklaroi se tashmë objektivi kryesor i Partisë Demokratike duhet të jetë kalimi nga një forcë politike që reziston, në një alternativë fituese dhe qeverisëse për shqiptarët. Ajo bëri thirrje për më shumë hapësirë për gratë, të rinjtë, profesionistët dhe diasporën, ndërsa theksoi se zgjedhjet fitohen mbi shpresën dhe jo vetëm mbi revoltën. Sipas saj, PD duhet të nisë që tani ndërtimin e projektit të së ardhmes dhe të rikthejë besimin e qytetarëve te ndryshimi politik. Fjala: Të nderuar qytetar Të nderuar demokratë, I nderuar kryetari i...