“Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes”, zbardhet dëshmia e ish-ministrit në GJKKO

“Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes”, zbardhet dëshmia e ish-ministrit në GJKKO

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është paraqitur ditën e sotme në Gykatën e Posaçme, në cilësinë e dëshmitarit për çështjen “Partizani”. Ndërkohë janë zbardhur edhe pjesë nga dëshmia e ish-ministrit përpara togave të zezave. Ai është shprehur gjatë fjalës së tij se gjatë kohës që ai ishte ministër i Mbrojtjes, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes dhe se administrohej nga persona privatë. Oketa u shpreh se klubi nuk ishte një vend i veçantë për Ministrinë për shkak se nuk mund të përdorej nga institucioni. Ndër të tjera shtoi se për herë të parë kjo çështje i ka ardhur në zyrë, si praktikë që prona ishte e pronarëve me dokumenta të rregullta dhe me pagesë të kryer. Pjesë nga dëshmia: SPAK: Kur ke...