“KLP në një harmoni shqetësuese me Ols Dadon”, Veliaj reagon pas seancës gjyqësore: Prokurori nuk pranoi transmetim live se i dëmtohej imazhi

“KLP në një harmoni shqetësuese me Ols Dadon”, Veliaj reagon pas seancës gjyqësore: Prokurori nuk pranoi transmetim live se i dëmtohej imazhi

Pas seancës së djeshme në Administrative, ka reaguar edhe vetë kryebashkiaku Veliaj. “Të nderuar përfaqësues të medias, Gjatë seancës së djeshme në procesin administrativ me paditës Erion Veliaj dhe të paditur Ols Dado etj, u evidentuan disa zhvillime shqetësuese për standardet e shtetit të së drejtës dhe transparencës së drejtësisë në Shqipëri. Edhe pse mediat kishin instaluar kamerat dhe transmetimi kishte nisur, gjykata vendosi ndalimin e transmetimit live të seancës dhe nxjerrjen e kamerave jashtë sallës, duke u mbështetur në një udhëzim administrativ të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në kundërshtim me standardin kushtetues për transparencën e gjykimit. Kundër pranisë së kamerave u pozicionuan dy subjekte të shtetit shqiptar: I padituri Ols Dado dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Argumenti i paraqitur nga i padituri Dado...