Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm për të rrëzuar qeverinë, por për të ndryshuar sistemin

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm për të rrëzuar qeverinë, por për të ndryshuar sistemin

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe protestën e qytetarëve. Ai tha se protesta nuk ka si qëllim zëvendësimin e një qeverie me një tjetër, por rrëzimin e sistemit politik. Sipas tij, ky sistem politik ka dështuar dhe nuk prodhon më asgjë të mirë për qytetarët. Pjesë nga biseda: Kikia: Qeveria thotë se nuk i pëlqen protesta. Por kundërshtarin nuk e zgjedh ti. Protesta nuk është aty nëse të pëlqen apo jo. Ti nuk je juria për ta vlerësuar protestën nga niveli akademik, kulturor apo politik. Qeveria nuk e ka kuptuar se ata njerëz kanë dalë në rrugë sepse janë të pakënaqur nga qeveria. Njerëzit nuk kërkojnë që administrata të...