“Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua”, Rama-protestuesve: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur!

“Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua”, Rama-protestuesve: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur!

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të PS, iu drejtua edhe protestuesve që kundërshtojnë projektet dhe vendimmarrjet e fundit të qeverisë në çështjet e mjedisit. Kryeministri pranoi se ditët e fundit kanë qenë të vështira edhe për të personalisht dhe tha se kishte zgjedhur këtë moment për t’iu drejtuar jo vetëm mbështetësve të Partisë Socialiste, por edhe qytetarëve që po protestojnë. Ai u bëri thirrje protestuesve të dëgjojnë argumentet e qeverisë, duke theksuar se mban përgjegjësi për deklaratat që bën përpara qytetarëve. Kreu i qeverisë shtoi se, nëse pretendimet dhe shqetësimet e ngritura ndaj projektit do të rezultonin të vërteta, ai vetë do të ishte po aq i indinjuar sa edhe kundërshtarët e tij. “Merita i takon atij që është në...