“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS

“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka komentuar zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD-së. Gjatë një interviste, Spaho është shprehur se në këto zgjedhje nuk kishte ndonjë risi. Spaho ka deklaruar se në Këshillin Kombëtar të PD do të ketë kozmetikë, pasi i duhet Berishës për të vërtetuar tezën për ripërtëritjen e partisë, por sipas tij fryma dhe thelbi do të jetë e njëjtë. Spaho thekson se PD do e ketë të pamundur, të jetë rivale serioze me PS në zgjedhjet e ardhshme. “Si u bënë zgjedhjet për kryetarë partie ashtu ishin edhe zgjedhjet për Këshillin Kombëtar. Nuk pashë ndonjë risi. Po të shohësh listën, janë të njëjtët që kanë qenë në 2-3 palë zgjedhje. Nuk pres ndonjë ndryshim. Do të ketë kozmetikë se...